Ibra të rikthehet te United ?




Jose Mourinho ka konfirmuar se Manchester United është në bisedime për të sjellë Zlatan Ibrahimovic përsëri në klub.

“Ai është i lënduar, ai ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar, ai nuk është i gatshëm të luajë”, tha Mourinho.

“Nuk është diçka urgjente, se ne jemi të dëshpëruar për ta bërë apo jo, thjesht mendoj se ai ishte shumë i qartë duke treguar atë që bëri vitin e kaluar nuk ishte e mjaftueshme për të.

“Ai mendon se mund të bëjë më shumë dhe dëshiron më shumë të luajë në nivelin më të lartë, kështu që ne po bisedojmë dhe po diskutojmë mundësinë që ai të qëndrojë me ne për pjesën e dytë të sezonit” tha Mourinho në press konferencë para lojës së dieles kundër West Ham. /skysport/




Be the first to comment

Leave a Reply