Hulumtim: Partitë e shfrytëzojnë religjionin në fushatat parazgjedhore




Partitë politikë më pak ose më shumë e shfrytëzojnë religjionin në fushatat e tyre parazgjedhore, konsiderojnë 54,4 për qind e pjesëmarrësve në anketën telefonike me temë “religjioni në fushata politike – Shfrytëzimi i religjionit në fushata parazgjedhore”.

Nga të anketuarit, 30,1 për qind konsiderojnë se përgjithësisht religjioni pak ose aspak nuk përdoret në fushatat parazgjedhore.

Anketa është realizuar muajin e kaluar në nivel kombëtar nga ana e Institutit për hulumtime politike Shkup, në ekzemplar prej 1.100 të anketuarve. Vlladimir Bozhinovski nga Instituti në konferencë shtypi në të cilën i prezantoi rezultatet, theksoi se 35,9 për qind e të anketuarve konsiderojnë se religjioni tani më shumë përdoret në fushatat parazgjedhore të partive politike, sipas 18,2 për qind ajo përdoret më pak, ndërsa për 30,3 për qind është e njëjtë si edhe paraprakisht.

“Vetëm 6,9 për qind konsiderojnë se përdorimi i religjionit dhe simboleve religjioze kanë ndikim për të cilin përcaktohen në ditën e votimit, ndërsa përqindje e njëjtë konsiderojnë se diku mund të ndikojë zgjedhje e tyre. Nga ana tjetër, 7,8 për qind konsiderojnë se ajo ka shumë pak ndikim, ndërsa 73,5 për qind konsiderojnë se nuk ka kurrfarë ndikimi lidhur me zgjedhjen e tyre politike në ditën e zgjedhjeve”, tha Bozhinovsk




Be the first to comment

Leave a Reply