Haziri: Lidhja jonë për Gjilanin rrënjët i ka në Lidhjen e Prizrenit




Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka hapur sot fushatën elektorale.

Kandidati i LDK-së për kryetar Komune, Lutfi Haziri, ka përcjell porosi për rivalët.

“Me këtë masovitet, ju e dëshmuat se për të tjerët nuk ka vend në Gjilan. Ma mirë me i thanë bacit rri në Prishtinë e leje rrotacionin atje sepse gilanasit nuk lejojnë të mashtrohen”, tha ai.

Duke folur për punën që e ka bërë për katër vite, Haziri theksoi se është kënaqësi “të shkosh në çdo fshat e vendbanim të Gjilanit për t’i parë punët e mira”.

Duke folur për investimet në të ardhmen, theksoi se kanë “mobilizuar miliona euro për përfundimin e kanalizimeve”, për të shtuar se gjatë mandatit të ri do të ndërtohen edhe dy hyrje-daljet e qytetit, çerdhe të reja për fëmijë, si dhe autostrada Gjilan-Prishtinë.

“Tradita e lidhjes sonë për Gjilanin dhe Kosovën rrënjët i ka në Lidhjen e Prizrenit, që garanton luftë kundër çdo lloj krimi, korrupsioni e nepotizmi. Lidhja e Ibrahim Rugovës nuk shuhet kurrë. Me jemi njerëz me besim në Zot, familje e atdhe, do të dalë faqebardhë më 22 tetor”, ka thënë Haziri.




Be the first to comment

Leave a Reply