Harrojeni dentistin, zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale




Dhëmbët e bardhë janë çelësi i një buzëqeshje të bukur.
Megjithatë, dhëmbët që marrin ngjyrë të verdhë ose mbesin me shenja janë një problem i zakonshëm, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Nëse dëshironi që të përmirësoni pamjen e dhëmbëve tuaj, më poshtë e keni zgjidhjen ideale, që ju jep rezultate të dukshme brenda pak minutave.
Mos e keqkuptoni, nuk po flasim për trajtime dentare që kushtojnë shumë.
Për të pasur buzëqeshjen që gjithmonë keni ëndërruar, aplikojeni këtë tretman, transmeton Klan Kosova.
Më e mira është që përpos që do të keni rezultate të dukshme, do t’u duhen vetëm disa përbërës që i keni në shtëpitë e juaja e që nuk kushtojnë shumë – soda bikarbone (soda e bukës) dhe limoni.
Si ta përgatisni?
Vendoseni një lugë sodë bikarbone në një enë.
Prejeni limonin në dy gjysma dhe shtrydheni në sasinë e një luge gjelle.
Shtojeni lëngun e limonit tek soda bikarbone dhe përzieni mirë këta dy përbërës.
Aplikojeni këtë përzierje në dhëmbët tuaj, duke e shpërndarë mirë.
Lëreni të qëndrojë për të paktën dy minuta.
Më pas, shpëlajeni gojën dhe dhëmbët.
KENI KUJDES, mos e përdorni këtë tretman shumë shpesh, pasi mund të dëmtojë dhëmbët tuaj.




Be the first to comment

Leave a Reply