Haradinaj thotë se demarkacioni shpejt do të marrë një drejtim dhe se qytetarët do të lëvizin pa viza




Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e hapur e demarkacionit me Malin e Zi, do të marrë së shpejti një drejtim dhe kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një takim që ka pasur të shtunën me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë, OKB, NATO dhe BE, është i një rëndësie të veçantë.

Puna në thellimin e reformave të agjendës evropiane dhe të marrëdhënies kontraktuale me BE-në, me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, po përshpejtohet dhe Kosova do t’i zbatojë të gjitha kriteret e përcaktuara me qëllim të përafrimit me BE-në”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe theksoi se “Kroacia do të vazhdojë ta mbështes aspiratën e Kosovës dhe njëkohësisht edhe të rajonit të Ballkanit për integrime euroatlantike“.




Be the first to comment

Leave a Reply