Haradinaj takohet me diplomatin gjerman Thomas Ossowski




Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot, e premte, me Përfaqësuesin Special për Negocim të Kornizës Financiare Shumëvjeçare të BE-së dhe Drejtor për Politikat e BE-së në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Ambasadorin Thomas Ossowski, njofton Klan Kosova.

Haradinaj, siç thuhet njoftimin e kryeministrisë për media, ka prezantuar prioritetet qeveritare që mbulojnë fushën e sundimit të ligjit, qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën euroatlantike për Kosovën në përputhje me agjendën evropiane dhe detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Po sipas komunikatës së qeverisë, ambasadori Ossowski ka mirëpritur fokusimin e qeverisë për Agjendën Europiane dhe “ka inkurajuar Haradinaj për dinamizimin e angazhimeve për bashkëpunimin fqinjësor dhe integrimet rajonale si mekanizëm zhvillimor që lehtëson integrimin e Kosovës dhe rajonit në BE”.




Be the first to comment

Leave a Reply