Haradinaj: Dyshohet se Rama, Thaçi e Vuçiq diskutuan për ndarjen e Kosovës




Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se ata që kanë thënë se përmes lëvizjes së kufijve mund të arrihet paqe, e kanë ditur se në atë mënyrë arrihet luftë dhe e kanë bërë qëllimisht.

Sipas tij, ekziston një dyshim i bazuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq kanë pasur diskutime lidhur me ndarjen e Kosovës, transmeton Bota Sot.