Guterres: Maqedonia ka mbështetje të madhe nga OKB-ja (Video)




Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka uruar kryeministrin Zoran Zaev që Maqedonia është përsëri shtet stabil dhe e vendosur të lëvizë në drejtim të duhur.

“Maqedonia është një nga shebmujt më pozitiv për bashkëjetesën multikulturore, multifetare dhe multikombëtare. E vlerësojmë rolin që ka pasur shteti juaj në rajon si faktor që ndihmon kuptimin dhe dialogun mes shteteve. Maqedonia ka mbështetje të madhe nga OKB dhe ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, në takim me Zoran Zaevi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shtoi se është e rëndësishme që Maqedonia të sigurojë zhvillim dhe të arrijë qëllimet e saj. Ai shprehu mbështetje për tejkalimin e problemeve, me qëllim që Maqedonia të realizojë qëllimet strategjike.

Ndërsa Zaevi theksoi se qeveria është fuqishëm është e vendosur në reformat e nevojshme për jetë cilësore të qytetarëve dhe për hapjen e perspektivës së shtetit.




Be the first to comment

Leave a Reply