Gruevski me 655 mijë euro ka pasur dëshirë t’i bëjë të rinjtë të shohin më mirë




Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë dhe kryetar aktual i VMRO-DPMNE-së ka nisur iniciativë për të përmirësuar shiqimin e studentëve nëpërmjet ndihmës ekonomike për të blerë syze nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Fondi për Sigurime shëndetësore në Maqedoni (FSSHM) do të kërkojë që të anulohen dy projektet ”Ndihmesa moderne për shiqim për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme” dhe ”korrigjim laserik të dioptrisë për studentë” njofton NovaTv.

Për këtë projekt të miratuar nga qeveria e kaluar e Maqedonisë janë ndarë 655.000 euro. Ky vendim daton që nga shkurti i vitit të kaluar. Projektet kanë pasur vlerë që edhe të ndihmojnë studentë që do të shëroheshin jashtë shtetit.

Në vend të syzeve, studentët kanë mundur që të porosisin thjerëza me dioptri, e kjo do të kishte ndikuar në lehtësimin psiqik që sjell mbajtja e syzeve.

Këto dy hapa janë bërë sipas planit 40 pikësh nga qeveria e kaluar për të rinjtë.




Be the first to comment

Leave a Reply