Gruevski: LSDM mashtron shqiptarët me ligjin e gjuhëve




Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në intervistën për emisionin 200 në Alsat-M ka thënë se ligji për gjuhët është anti-kushtetues dhe se partia e tij nuk ka asgjë kundër gjuhëve të bashkësive etnike, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

“Ajo që angazhohemi është të mos ketë ligj që është antikushtetues dhe të bjerë në Gjykatën kushtetuese. LSDM shkon në ligj ku rriten të drejtat në mënyrë antikishtetuese dhe pas zgjedhjeve lokale do të miratojnë dhe do të bjerë në Kushtetuese dhe kjo është e pandershme ndaj shqiptarëve. Në këtë fazë nuk mund të dorëzojmë amendamente, ky debat do të zgjasë disa kohë, deputetët tonë do i thonë vërejtjet e tyre ndaj anti-kushtetushmërisë së gjuhës”, ka thënë Gruevski duke shtuar se do të pranojnë gjuhën shqipe nëse është në pajtueshmëri me kushtetutën, transmeton Aktuale

Sipas tij, në kohën e VMRO-së është hapur Universiteti ‘Nënë Tereza’, janë hapur 10 fakultete në UT dhe tjera.




Be the first to comment

Leave a Reply