Gruevski – Davutogllu: Miqësia e Turqisë dhe Maqedonisë është në baza të fuqishme




Kryetari i VMRO-DPMNE-në, Nikolla Gruevski sot së bashku me anëtarët e Komitetit ekzekutiv Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Aleksandar Nikollovski, Vlladimir Gjorçev realizoi takim me ish-kryeministrin e Republikës së Turqisë dhe deputet aktual, Ahmet Davutogllu, njofton Zhurnal.mk

Në takim u bisedua për ngjarjet aktuale, gjendjen politike, prioritetet e shtetit dhe për miqësinë mes Turqisë dhe Maqedonisë që është rezultat i bashkëpunimit të afërt shumëvjeçar.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski theksoi se shteti po përballet me gjendje të rëndë ekonomike dhe trend në ulje të treguesve makroekonomik të cilët tregojnë se na paraprin krizë e thellë ekonomike e cila reflektohet ndaj standardit të qytetarëve.

Nga ana e Gruevskit u cek se miqësia e Turqisë dhe Maqedonisë është në baza të fuqishme dhe është rezultat i bashkëpunimit të mirë tradicional. U prëshëndet mbështetja nga ana e shtetit turk dhe shfrytëzimi i emrit kushtetues.

U theksua se prioritetet e Republikës sl Maqedonisë mbeten anëtarësimi në NATO dhe BE.




Be the first to comment

Leave a Reply