Gramoz Ruçi kryetar Kuvendi me 80 vota pro: Në shërbim të Republikës!




Gramoz Ruçi është kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. I propozuar nga Partia Socialiste, Ruçi ka marrë plot 80 vota nga 74 vota që ka Partia Socialiste në Parlament. 40 deputetët kanë votuar kundër dhe një abstenim. Deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votim.

Ruçi: Do të jem garant i zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe kurdoherë në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të secilit prej jush për të ushtruar përgjegjësitë dhe të drejtat në shërbim të Republikës. Për qytetarët, Kushtetuta është themeli i të drejtave, kurse për ne është themeli i detyrimeve në shërbim të të drejtave të të gjithë qytetarëve. Unë jam i vetëdijshëm se drejtimi i legjislativit është një detyrë supreme.

Ruçi ishte kandidatura e vetme e propozuar nga Partia Socialiste dhe votimi pritet pa shumë surpriza.

Dy partitë e mëdha në opozitë, Partia Demokratike dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shprehur votën e tyre kundër kandidaturës.

Ndërkohë, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk po marrin pjesë në votim, duke e bojkotuar atë. Ndryshe, deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë votim.

Nga jashtë, një grup ish-të përndjekurish politikë protestojnë përpara ndërtesës së Parlamentit të Shqipërisë, duke kundërshtuar zgjedhjen e Gramoz Ruçit në postin e Presidentit të Republikës. Protesta po vijon paqësisht.

Ruçi akuzohet nga demokratët si ish-ministër i Brendshëm i periudhës së diktaturës komuniste. Gramoz Ruçi ka drejtuar Ministrinë e Brendshme në fillim të viteve 1990, kur sistemi komunist kishte nisur rënien e tij.

Më herët në nisje të seancës, deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë bënë betimin e tyre, duke nisur zyrtarisht detyrën.




Be the first to comment

Leave a Reply