Gjykata e Apelit pranon “bombat” si dëshmi në rastin “300”




Gjykata e Apelit sot njoftoi se materialet e përgjuara për rastin “300” (Trista) mund të përdoren si dëshmi në procesin gjyqësor. Vendimi është publikuar sot, ndërsa rasti ka të bëjë me blerjen e 300 makinave të reja për policinë.

I akuzuar në këtë rast është Gjoko Popovski, i cili dyshohet se me shpalljen publike e ka dëmtuar buxhetin për 28 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Apelit refuzoi ankesën e Popovskit që “bombat” të mos pranohen si dëshmi, por edhe ndryshoi vendimin e Gjykatës Penale, e cila vendosi të mënjanojë bisedimet e përgjuara nga materialet si dëshmi.

Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Apelit, e cila vendos publikisht që “bombat” të jenë pjesë e dëshmive. Më herët Gjykata vendosi që materialet e përgjuara të përdoren si dëshmi në rastin “Shuplakat e porositura në Qendër”.




Be the first to comment

Leave a Reply