Ganiu u jep mbështetje të plotë subjekteve afariste (FOTO)




Duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimit të biznesit në komunën e Çairit, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune në komunën Çair, prof.dr.  Visar Ganiu fillon me vizitën edhe të subjekteve afariste që gravitojnë në territorin e komunës së Çairit, duke e  vizituar Auto-shkollën AR-DI.
Me këtë rast pronari i saj Nexhmedin Fazliu,  nga afër e ka njoftuar Ganiun dhe ekipin e tij, për mënyrën e funksionimit të kësaj autoshkolle.
Duke vlerësuar punën e deritanishme të kësaj Autoshkolle, Ganiu u shpreh se komuniteti i biznesit në komunën e Çairit do ta ketë mbështetjen e plotë nga ai nëse banorët e Çairit i japin besim për ta udhëhequr komunën.




Be the first to comment

Leave a Reply