Fustani i Meghan Markle për Krishtlindje, nuk mund të ishte më i bukur se kaq




Do të flasim sërish për Meghan Markle.

Kësaj radhe do të përqëndrohemi tek veshja e saj. Në foton zyrtare për fejesën e tyre, aktorja kishte veshur një fustan Ralph & Russ që kushtonte plot $75,000 dhe për hir të së vërtetës, një shifër e tillë ishte shumë e lartë, e shpenzuar thjesht për rroba. Nisur nga kjo, krijuam përshtypjen se Meghan do të ishte një nuse që do shpenzonte shumë para, madje më shumë se Kate (një ndër gjërat që mbretëresha nuk pëlqen tek ajo, janë pikërisht shpenzimet e larta që bën për t’u veshur).

Por Meghan na zhgënjeu për mirë. Në daljen e parë publike, të katërt së bashku, 36-vjeçarja kishte veshur një fustan të kuq, velvet që kushtonte $298.

Juve mund t’ju duket një shifër e lartë, por kur bëjmë krahasimin me fustanin e parë, nuk është aspak.

Ah, nuk mendojmë që është e nevojshme që t’ju themi se ai fustan është shitur brenda pak minutash, pasi u pa i veshur tek Meghan, apo jo?





Be the first to comment

Leave a Reply