Fotografia që përloti këdo që mësoi kuptimin e saj




Një fotografi e shkrepur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë xhiron e botës si dhe ka prekur e përlotur miliona njerëz.

Fotografia është bërë virale në internet për një arsye tejet prekëse.

Një 17-vjeçar në Kaliforni i quajtur Mackenna Neëman, publikoi në rrjetet sociale një fotografi të babait të tij, i cili qëndronte pas derës së bashkëshortes së tij, e diagnostikuar me kancer në tiroide.

Sipas mjekëve gruaja duhet të qëndronte e izoluar gjatë trajtimit me rreze.

Megjithatë bashkëshorti i saj gjeti një zgjidhje të zgjuar dhe tejet domethënëse për të mos e lënë dashurinë e jetës të vetme.

Ai vuri një kolltuk pranë derës së dhomës ku qëndronte bashkëshortja e tij dhe i ka bërë shoqëri gjatë gjithë kohës së trajtimit me rreze.

“Kam qarë nga emocionet kur pashë këtë moment”, ka shkruajtur krahas fotografisë së publikuar 17-vjeçari./fax.al/




Be the first to comment

Leave a Reply