Formacionet zyrtare: Reali pa lojtarin kryesor, Barca në kërkim të një tjetër mrekullie




Në Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja kthyese e Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Mbretërit fituan me rezultat 3-1 në Camp Nou dhe përveç rezultatit, kanë në anën e tyre edhe “lojtarin e 12-të”, tifozët.

Blaugranët janë para një misioni shumë të vështirë mirëpo kur është fjala për Barcën – asgjë nuk duket e pamundur.

Lojtari kryesor i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk mund të luajë në këtë ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në përballjen e parë.

Për më shumë, ai është suspenduar me pesë ndeshje moslojë për sjelljen e tij kundrejt gjyqtarit të asaj ndeshjeje.

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Ernesto Valverde kanë vendosur për formacionet e tyre bazë, të cilët jua sjellim më poshtë.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kovacic, Kroos, Modric; Vazquez, Benzema, Asensio.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Rakitic, Busquets, Mascherano; Gomes, Messi, Suarez.




Be the first to comment

Leave a Reply