Filluan sondazhet: Bejta në epërsi ndaj Taravarit, Rexhepi fiton bindshëm në Çair, Tetova sapo ka filluar sondazhin!




Në prag të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen në Tetor të këtij viti, edhe pse ende nuk janë vendosur kandidaturat përfundimtare nga partitë politike, disa ditë me rradhë në faqe të ndryshme në internet janë hapur edhe sondazhe për kandidatët e përfolur pët kryetar komunash.

Betejë e ashpër sipas këtyre sondazheve zhvilohet në Gostivar mes kryetarit aktual Nevzat Bejta nga BDI dhe ministrit të shëndetësisë Arben Taravari nga ASH ku deri më tani nga klikimet e 2108 personave rezulton se për Nevzat Bejtën janë deklaruar 873 apo 41.41%, për Arben Taravarin 720 apo 34.16%, i treti është i radhitur Asaf Ademi nga Lëvizja Besa me 450 klikime apo 21.35% si dhe më dobët radhitet kandidati i RDK-së Shpat Iseni me 65 votues apo 3.08%

Nevzat Bejta (BDI): 41.41% (873 persona)

Arben Taravari (ASH): 34.16% (720 persona)

Asaf Ademi (BESA): 21.35% (450 persona)

Shpat Iseni (RDK): 3.08% ( 65 persona)

Për gjithë banorët e Gostivarit të interesuar për të votuar në këtë sondazh mund të klikojnë në këtë link: www.strawpoll.com/61s3e151

Sondazh tjetër është hapur edhe për Komunën e Çairit ku ashtu edhe si flitet në opinion Lëvizja Besa është fituese e sigurtë e kësaj komune, gje që dëshmohet edhe nga sondazhi ku Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa bindshëm udhëheq kundrejt Visar Ganiut kandidat i BDI-së. Prej 1269 pjesmarësve në sondazh rezultati momental është si vijon:

Kastriot Rexhepi (Lëvizja Besa): 52.80% (670 persona)

Visar Ganiu (BDI): 33.18% (421 persona)

Faruk Avdiu (ASH): 14.03% (178 persona)

Për gjithë banorët e Çairit të interesuar për të votuar në këtë sondazh mund të klikojnë në këtë link: https://strawpoll.com/y38f65ea

Për Komunën e Dibrës sondazhi po vijon që nga dita e djeshme dhe në të kanë marë pjesë 732 persona. Sipas këtij sondazhi beteja në Dibër po zhvillohet mes Aleancës së Shqiptarëve që kanë nominuar për kandidat Arben Agollin dhe anëtarit të kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa, Xhemail Çupi, ndërsa si duket dibranët po pregatiten për një mandat pa Ruzhdi Latën e BDI-së i cili është më pak i votuar në këtë sondazh. Në këtë sondazh bindshëm udhëheq Çupi i Lëvizjes Besa i pasuar nga Agolli i ASH-së.

Rezultati i këtij sondazhi për Komunën e Dibrës është si vijon:

Xhemail Çupi (Lëvizja Besa): 55.19% (404 persona)

Arben Agolli (ASH): 29.78% (218 persona)

Ruzhdi Lata (BDI): 15.03% (110 persona)

Për Komunën e Dibrës mund të votohet në linkun si vijon: https://strawpoll.com/e7y23bp4

Për Komunën e Vrapçishtit sodazhi po zhvillohet një kohë më të gjatë mirëpo nuk ka të nominuar kandidatë të partive politike por përzgjedhja bëhet vetëm për partitë politike. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 2868 persona dhe rezultati për partitë politike është si vijon:

Aleanca për Shqiptarët: 41.18% (1181 persona)

Lëvizja Besa: 31.73% ( 910 persona)

BDI: 20.82% ( 597 persona)

PDSH: 4.39% ( 126 persona)

Nuk Votoj/Tjetër: 1.89% ( 55 persona)

Banorët e Komunës të Vrapçishtit mund të votojnë në këtë link: https://strawpoll.com/3egwp21c

Sondazh i ngjajshëm ka filluar edhe për komunën e Tetovës ku për momentin udhëheq Lëvizja Besa e pasuar nga PDSH dhe e treta rradhitet BDI. Nga burime brenda partive politike BDI pritet të nominojë kryetaren aktale Teuta Arifi, nga Lëvizja Besa pritet që të garojë i pari i partisë Bilall Kasami ndërsa për PDSH gjasat më të mëdha i ka deputeti aktual Bardhyl Dauti. Deri në këto momente rezultati i sondazhit për Tetovë është si vijon:

Lëvizja Besa: 84.91% (90 persona)

PDSH: 11.32% (12 persona)

BDI: 3.77% ( 4 persona)

Për gjithë banorët e Tetovës të interesuar për të votuar në këtë sondazh mund të klikojnë në këtë link: https://strawpoll.com/ayycd2se

Së shpejti priten të hapen sondazhe edhe për Komunat e tjera shqiptare dhe portali jonë do mundohet që tju sjellë informacionet shtesë për të gjithë rezultatet e sondazheve.

Vlen të theksohet se në këto sondazhe nuk lejohet që i njejti person të votojë dy herë./TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply