Fatmir Idrizi do kryesojë listën e këshilltarëve nga BDI për komunën e Kumanovës




BDI ka caktuar kandidatin e listës për këshilltar në komunën e Kumanovës për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor. 

Fatmir Idrizi pritet të drejtojë listën e këshilltarëve nga BDI për këshillin e komunës së Kumanovës, transmeton Zhurnal.mk

Idrizi është antar i BDI-së që nga themelimi, ishte oficer i UÇK-së në vitin 2001, sportist i dalluar dhe njeri shumë i respektuar në qytetin e Kumanovës. /albeu/




Be the first to comment

Leave a Reply