FA spanjolle i kthen përgjegjen e apelimit për Ronaldon, Realit të Madridit




Apelimi i Real Madridit kundër pezullimit me pesë ndeshje për Cristiano Ronaldon ka dështuar, pasi FA spanjolle e ka hedhur poshtë atë.

Shtyrja dnaj gjyqtarin Ricardo de Burgos Bengoetxea, i kushtoi Ronaldos katër ndeshje shtesë përpezullim dhe një ndeshjeje tjetër shtesë si pasojë e kartonit të kuq. Ndonëse kishte pak shpresa për pezullimin e dënimit me katër ndeshje, kishte shpresë që kartoni i dytë i verdhë i dhënë për shtyrje do të anullohej, përcjell Albeu.com.

Por nuk paska qenë kështu, Nr.7 do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen e dytë të Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës dhe për katër ndeshjet e ardhshme të Los Blancos në La Liga. /albeu.com/




Be the first to comment

Leave a Reply