Erdogan ashpërson tonet: Kosova nuk është bërë shtet me 114 njohje, s’ka si bëhen kurdët




Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjib Erdogan ka reaguar ashpër ndaj referendumit të kurdëve të Irakut për pavarësi. Duke marrë shembull Kosovën, ai ka thënë se edhe kurdët s’mund të bëhen shtet aq lehtë sa mendojnë.

“Kosovën e njohin 114 shtete dhe ende nuk është bërë shtet, çfarë do të bëni ju vetëm me Izraelin? Ju s’dini se çfarë është politika dhe si bëhet shteti. Mendoni së bëhet duke thënë e bëm ne. Nuk do të bëhet dhe s’ka si të bëhet.
Kur të fillojmë ne me bllokimin e doganave atëhere do të mbeteni pa asgjë. Do të mbarojë çdo gjë. Kur të mos kalojnë me kamionët për në Irakun e Veriut s’do të keni për të ngrënë, as për të veshur. Kjo do të jetë gjendja që do të jeni”., – iu drejtua Erdogan kurdëve duke iu referuar edhe Kosovës. /albeu.com/




Be the first to comment

Leave a Reply