Emailet private, Shtëpia e Bardhë nën trysni




Një komision i kongresit i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të ofrojë detajet për çdo punonjës të saj që ka përdorur emailet privatepër çështje zyrtare.

Hetimi nisi pasi dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pranoi ta kishte bërë një gjë të tillë dhe mes raportimeve të New York Times se 5 bashkëpunëtorë të tjerë kishin përdorur llogaritë private të postës elektronike.

Kushner, këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë i është kërkuar të ruajë të gjitha emailet e tij. Bashkëshortja e tij Ivanka, thuhet të ketë gjithashtu një adresë private.

Kërkesa për më shumë informacione erdhi përmes një letre nga Komisioni për Mbikëqyrje dhe Reforma Qeveritare i Dhomës së Përfaqësuesve, e nënshkruar nga republikani Trey Gowdy dhe demokrati Elija Cummings.

Afati i fundit për dorëzimin e informacioneve është 9 tetori, siç thuhet në letër. Kushner pranoi se kishte dërguar më pak se 100 emaile nga llogaria private. Mes bashkëpunëtorëve të tjerë të stafit që kanë bërë të njëjtën gjë sipas New York Times janë Steve Bannon, ish-kryestrateg i Shtëpisë s Bardhë dhe këshilltarët Gary D Cohn dhe Stephen Miller.

Megjithatë nuk ka sugjerime se dhëndri i Presidentit apo emrat e tjerë të përmendur kanë këmbyer informacione të klasifikuara përmes llogarisë private.




Be the first to comment

Leave a Reply