Elvana Gjata fejohet me biznesmenin, kush është pronari i hotelit të njohur në Tiranë




Elvana Gjata fejohet me biznesmenin, kush është pronari i hotelit të njohur në Tiranë
Pëlqej
0
Elvana Gjata pritet t’a nisë ndryshe vitin 2018. Do të jetë një fejesë me të dashurin e saj biznesmen nga Tirana ngjarja më e rendësishme për të këtë vit.

I dashuri i saj ka një hotel të njohur në Tiranë dhe duket se është sponsori i jetës luksoze të këngëtares.

Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhë- time të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Dhe kështu Elvanës nuk i mungon asnjë gjë për të jetuar si në përrallë. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Panorama.

Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhë- timet e fundjavave. Pas klipit “Lelja’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.




Be the first to comment

Leave a Reply