EKSKLUZIVE/ BESA fiton edhe një post të rëndësishëm atë të nënkryetarit të Kuvendit




Agjencia e Lajmeve ZHurnal mëson se deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli njëherit edhe nënkryetar i partisë është propozuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç mësohet nga burime brendapartiake, Zendeli do të jetë njëri nga nënkryetarët e kuvendit në mandatin qeverisës 4 vjeçar. Ky vendim erdhi pasi që dje kuvendi miratoi propozimin e kryparlamentarit Xhaferi që Kuvendi të ketë 5 nënkryetar.

Mbetet ende e pa qartë nëse zgjedhjea e nënkryetarëve do të kalojë përmes Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërime apo deputetët do të mbledhin 20 nënshkrime për t’u votuar në seancë plenare.