Edhe pa qenë modele, këtyre grave shqiptare nuk iu lejohet të vënë bark




Për të disatën herë në media po diskutohet nëse Ajola Xoxa është shtatzënë. Një foto e realizuar në zyrat e Bashkisë, ku Erion Veliaj ka ftuar fëmijët për festa, ka ngjallur mëdyshje.

Barku i Ajolës është vërtet pak i fryrë, por të jemi të sinqerta… Të gjitha gratë mund ta kenë barkun ashtu edhe kur nuk janë shtatzënë. Përveç Gigi Hadid e kolegeve të saj modele. Pas një vakti, apo kur kemi shtuar ca kilogramë, siç mund të jetë rasti i Ajolës, barku fryhet dhe kjo nuk do të thotë që do bëhemi me fëmijë pas disa muajsh. Kjo do të thotë thjesht që duhet të dobësohemi, ose që është trupi ynë dhe duan të na lënë të qeta të bëjmë çfarë të duam.

Megjithatë, prej vitesh, publiku pret një fëmijë nga çifti Veliaj dhe sa herë Ajola shfaqet, të gjithë shohin barkun e saj. Po të ketë një fryrje të lehtë, apo po të ketë veshur diçka të gjerë, të gjithë ndihen të lirë të ngrejnë pyetjen nëse ata po presin një fëmijë. Disa herë me radhë, është zbuluar që publiku dhe mediat kanë gabuar. Kjo mund të jetë fare mirë një prej atyre rasteve, siç mund të jetë dhe rasti që të gjithë kanë shpallur me kohë, por e sigurt është që nuk mund ta themi kurrsesi me një foto.

Mendojmë që Erioni do e thoshte vetë i pari e nuk do na linte të mundoheshim me hamendësime.

Dhe Ajola nuk është e vetmja që shpallet shtatzënë herë pas here. Personazhet publikë, pas martesës, janë të gjithë kandidatë për prindër dhe publiku, si një fis i madh, nuk ngurron jo vetëm t’i urojë, por dhe ti pyesë hapur nëse presin një fëmijë, po panë diçka që iu tërheq vëmendjen.

Rasti më i fundit ishin pyetjet që vërshuan për Orinda Hutën, kur u shfaq me një fustan me shkëlqim. Ajo ia vuri gjithë fajin efektit “glitter” duke premtuar që do na e tregonte kur të shkonte në palestër që nuk ishte shtatzënë. Na la takim të martën dhe e marta kaloi, megjithatë Orinda ka të drejtë të veshë fustan me shkëlqim, ka të drejtë edhe të shëndoshet pak, siç ka të drejtë edhe ta mbajë shtatzëninë, kurdo që të ndodhë, sekret për ca kohë…

Vetëm që duhet të përballet me pyetjet e publikut.

Siç është përballur Xhensila, Besi, madje dhe gjyshja e tij në periudhën e dasmës dhe në vijim. Barku paksa i harkuar i këngëtares në fotot me fustan të bardhë ka ngjallur menjëherë pyetjet nëse çifti po pret një fëmijë. Ata e mohuan, por koha e mohoi dhe më bindshëm.

Megjithatë nuk është absolutisht hera e parë që ndodh me një çift të njohur pas martesës.Vitin e kaluar, kur Elia Zaharia dhe princ Leka uruan festat e fundit të vitit, pak kohë pas martesës, askush nuk e kishte mendjen te fjalët e ngrohta, por të gjithë flisnin për barkun e Elias, që dukej paksa i rrumbullakosur dhe publiku priste që shumë shpejt të lindte një Zog i vogël. Mëdyshjet vazhdojnë.

Dhe do të vazhdojnë sa kohë këto gra të reja, të njohura, të martuara të jenë vërtet shtatzënë! Deri atëherë e kanë të sigurt që çdo vakt i bollshëm dhe kilogram i fituar në zonën e barkut do kthehet në lajm shtatzënie në media.




Be the first to comment

Leave a Reply