E FUNDIT/ Vatër e re e Covid-19 në Brvenicë të Tetovës




Me 82 raste aktive me koronavirus, Tetova me rrethinë llogaritet si zonë e rrezikshme me përhapje të lokalizuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1 viktimë, 5 raste të reja dhe tetë persona të shëruar. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Tetovë thonë se është regjistruar një kllaster i ri në një fabrikë me mbi 400 të punësuar në Bërvenicë.

është e vërtetë se ka një kllaster të ri me më tepër se 100 punëtor pra një mini fabrikë tekstili. bëhet evaluimi i situatës aty brenda i punëtorëve që punojnë aty. po ashtu ka filluar edhe marrja e strishave në numër më të madh, pra si një lloj skriningu që të shihet personeli tjetër a ka simptoma dhe a janë pozitiv me kovid 19. në dhjetë ditshin e fundit kemi gjithsej gjashtë kllasterë të ri kontaktet e të cilëve janë izoluar dhe tek shumica janë marr brise”-tha naim skenderi, ipsh.

Por nga kjo fabrikë hodhën poshtë pretendimet se ka të prekur nga virusi mes të punësuarve.

sa i përket situatës me virusin korona, për momentin në ndërmarrje, nuk ka asnjë të infektuar me covid 19. verifikimin mund ta bëj edhe qendra e shëndetit publik. rekomandimet për distancë mes të punësuarve, mbajtje të higjienës së punëtorëve dhe dezinfektimi i vazhdueshëm i hapësirave dhe makinave realizohet në tërësi dhe për çdo ditë”-pohoi fabrika në bërvenicë.

Kreu i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti kërkoi nga qytetarët t’i respektojnë masat.

apeli im është që qytetarët me përgjegjësinë më të madhe t`i respektojnë rregullat, të mos grupohen të mbajnë distancën të përdorin maskat”-theksoi enver pajaziti, kryetar i komunës së brvenicës.