E avancojnë në punë, partneri e lë sepse i vinte turp nga rroga e saj e madhe!




Udhëtarja që po shkonte nga Shtetet e Bashkuara për pushime në Cancun të Meksikës, ka treguar debatin e një çifti në aeroport.

Partnerët kanë ndarë rrugët, pasi ajo i tregoi se e kanë avancuar në punë, ndërsa ai i kërkoi të japë dorëheqje meqë pozita re dhe rroga e lartë e saj do ta poshtëronte atë

Ndahen në aeroport

“I tha se të gjithë e dinë që t’i do fitosh më shumë se unë dhe kjo është e turpshme. Nuk më besohej se çfarë po dëgjoja”, ka shkruar udhëtarja në Twitter.

Më tej, ajo ka treguar se si gruaja ka nisur të qajë dhe se betohej se kurrë nuk do të bënte diçka për ta hidhëruar atë.

“Së shpejti bëhesh nënë dhe do kesh fëmijë. Nuk të duhet puna”, ka qenë komenti i burrit, teksa ishte larguar prej gruas




Be the first to comment

Leave a Reply