Dorëzohen listat në KSHZ, në garë nëntë parti dhe dy koalicione




Tani më janë zyrtarizuar përfundimisht kandidatët e partive politike për kryetar komunash dhe këshilltarë komunal për zgjedhjet e 15 tetorit.

Sipas listave të kandidatëve të dorëzuara në KSHZ, në garë janë futur 9 parti politike dhe dy koalicione.

Poashtu në garë janë edhe  48 lista të pavarura për këshilltarë dhe 27 kandidatë për kryetarë komunash. Garë e ashpër në bllokun shqiptar pritet të zhvillohet për Tetovën, Çairin dhe Strugën, derisa në bllokun maqedonas për Shkupin, Manastirin dhe Ohrin.

Komisionet zgjedhore komunale në afat prej 48 orësh nga pranimi i listës së kandidatëve duhet të vlerësojë nëse lista është dorëzuar në përputhje rregullat dhe afatin e paraparë me Kodin Zgjedhor.




Be the first to comment

Leave a Reply