Doni të hani picë por pa shtuar kile? Kjo është zgjidhja




Nëse e adhuroni picën por në fakt organizmi nuk jua lejon që të vazhdoni t’i hani rregullisht, ka diçka për të bërë.

Sipas faqes në rrjetin social Facebook RealDiet ju mund të përgatisni një picë të lehtë dhe më të shëndetshme në mënyrë që të mos ndiheni në faj për kilet që mund të merrni.

Por si ta përzgjidhni apo gatuani një picë të tillë?

1)Përbërësit për pica: Mos kini frikë për të vënë shumë salcë, feta domate, pomondorini ,rukola, speca, qepë.Të gjitha perimet e freskëta ja rrisin vlerat.

Disa ullinj, kërpudha, misri mund ta bëjnë picën tuaj më të shijshme.

2)Sa më i hollë të jetë brumi i picës aq më pak përmbajtje në karbohidrate do te kete.

3)Kujdes në produktet e bulmetit mundohuni të perdorni ato që kanë përmbajtje më të ulët në yndyrë.

4) Mos harroni të shtoni erëzat e ndryshme të tilla si spec i kuq i ëmbël, piper dhe rigon etj.

Dhe mos harroni një picë mund të behet me e shijshme në shtëpi me ushqime të fresketa, të sigurta edhe të shëndetshme , e cila do të permbaje gjysmën e kalorive duke e krahasuar me ato që ju hani jashtë.

Prandaj herën tjetër kur tju hahet një picë kujtohuni që ka një mënyrë për të shijuar por edhe ndjerë mirë me veten.




Be the first to comment

Leave a Reply