Djali i Enverit tregon si i kërcënoi të mos flisnin mjeku i diktatorit




Në përgjigjen e tij për mjekun e të atit, Isuf Kalo, djali i ish-diktatorit, Sokol Hoxha, teksa flet per likuidimin e Everit, tregon se ai dhe bashkeshortja e tij, Liliana, janë kërcënuar nga Kalo.

Sokol Hoxha thotë se mendimet për eliminimin e Enverit u rënduan dhe vertetuan me kalimin e kohes.

“Këto janë rënduar dhe u vërtetuan me kalimin e kohës për vetë sjelljen e Isuf Kalos në fund të regjimit, kur edhe më kërcënoi mua dhe Lilianën të mos flasim, se do ta kemi shumë keq punën”- thote ai.

Pyetur se për çfarë nuk duhet te flisnin, Sokol Hoxha pergjigjet për Panorama: “Kjo ishte e çuditshme. Si duket, atij i digjnin shumë gjëra. Një nga këto ishte ajo që ai na ishte mburrur vazhdimisht se “perëndimi do të helmojë Enver Hoxhën nëpërmjet ilaçeve, gjë për të cilën ai personalisht po e ruan”. Sot, jo vetëm ai, por edhe kush e kishte urdhëruar, evitojnë së foluri për këtë pistë duke e quajtur sa paranojë të Enverit, aq edhe tonën, ndërkohë që ne duke ditur shumë gjëra, tashmë nën maskën “perëndimi”, realisht kuptojmë synimin e interesave, kryesisht sllavo-serbe”.

Sipas tij, ‘Për rrethana të shumta të tilla kemi ngritur pyetjen edhe në familje se pse i besuam garancinë e shëndetit të babait këtij individi kaq të keq”.




Be the first to comment

Leave a Reply