Dita e tretë e fushatës për lokalet, ja ku do të zbarkojnë sot partitë politike




Tubime dhe takime me qytetarë nëpër disa qytete dhe vendbanime do të mbajnë sot partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur të cilët marrin pjesë në zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor të këtij viti.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të ketë takime me qytetarët e Shuto Orizarës dhe në Butel.

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi, do të realizojë një pres – konferencë për media.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM do të ketë takime me qytetarët në Studeniçan dhe Sopishtë, ndërsa tubime në Kisella Vodë dhe Aerodrom, derisa koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të ketë takime me qytetarë në Demir Kapi, Gradsko dhe Rosoman dhe tubime në Negotinë dhe Kavadar.

Fushata për raundin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.




Be the first to comment

Leave a Reply