Denoncimi – Në kulmin e sezonit veror “Shkëmbi i Kavajës” i mbytur nga plehrat




Përveç bukurive dhe detit, ajo çka e bën tërheqës një vend për pushuesit është edhe pastërtia. Por kjo nuk vlen për zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, ku pushtetin e bëjnë mbeturinat.

Këto foto të mbërritura në radaksinë e Ora News tregojnë gjendjen e pastërtisë në këtë zonë.

Pushuesit kanë denoncuar këtë situatë me mbetjet, duke shprehur shqetësimin e përhapjes së ndonjë sëmundje.

Sipas tyre koshat e mbushur me mbeturina dhe të papastruar ndodhen shumë pranë hoteleve, lokaleve dhe marketeve. /oranews/




Be the first to comment

Leave a Reply