Del e vërteta, ja pse Faton Shoshi u nda nga Era Istrefi




Edhe pse kurrë nuk e pranuan publikisht se janë në një lidhje duket se gjithçka ka marrë fund mes Era Istrefit dhe Faton Shoshit.

Ky i fundit nuk është më menaxheri i këngëtares dhe për këtë temë sot ka folur për herë të parë në ‘Thumb’ vetë Shoshi.

“Kemi pasur disa mosmarrëveshje të vogla kështu që vendosëm që të ndajmë rrugët. Ajo ka vendosur të ndjekë rrugën e saj, unë timen. Mosmarrëveshjet nisën tek kënga ‘Redrum’.

Ato donin që të bënim muzikë ndërkombëtare, ndërsa unë doja diçka tjetër”, është shprehur ai duke mos harruar të shtojë se kanë mbetur vetëm miq.




Be the first to comment

Leave a Reply