Dehari: Qeveria e Nikolla Gruevskit e humbi pushtetin në Kërçovë




Qeveria e Nikolla Gruevskit e humbi pushtetin dhe komunën në Kërçovë, ka thënë kandidati për Kërçovën Fatmir Dehari nga BDI duke u përgjigjur në pyetjen se me çfarë është ballafaquar ai gjatë mandatit të deritanishëm.

“Me investimet kapitale kemi zënë vendin e parë që është një dëshmi se në atë komunë është investuar. Kemi dy zona industriale ku komuna jonë ofron kushtet logjistike dhe zona jonë e qytetit janë mundësitë më të mira për investitorët vendor dhe të huaj, është vënë investimi i parë i huaj dhe ka mundësuar që qytetarët e Kërçovës të gjejnë vende pune ku ka edhe të etniteteve tjera”, ka thënë Dehari në emisionin 200 në Alsat-M.




Be the first to comment

Leave a Reply