Davidoviq: Anevski duhet të bartë përgjegjësi morale




Avokati Zvonko Davidoviq konsiderion se presioni personal ndaj kryetarit të Këshillit të prokurorëve publik në dorëheqje, Petar Anevski mund të jetë vetëm brengosje morale për shkak të deklaratave skandaloze që i dha para opinionit gjatë periudhës së kaluar. Sipas tij, Anevski si përfaqësues më i lartë i prokurorëve duhet doemos të ketë së paku pak përgjegjësi morale për të gjitha zhvillimet që gjatë periudhës së kaluar e katakterizuan profesionin e prokurorit.

Mendoj se është tërësisht i dështuar si kryetarë i Këshillit të Prokurorëve për një arsye të thjeshtë meqë Prokuroria nuk funksiononte dhe pikërisht për këtë arsye u formua Prokuroria Speciale. Sërish dha një deklaratë se prokurori publik Zvërlevski është fantastik, i cili u shkarkua sipas të gjitha bazave, nëse asgjë tjetër, bartni një përgjegjësi morale për atë që e keni pohuar, ndërsa është evidente se i tërë këshilli ka menduar ndryshe – tha Zvonko Davidoviq, avokat.

Davidoviqi nuk sheh asgjë kontestuese në atë që Anevski para se të japë dorëheqje në seancën e Këshillit kishte vendosur që u.d kryetare e prokurorisë shtetërore të jetë Liljana Spasovska. Por, shprehet se ajo nuk mund ta bartë tërë barrën për reforma që do të duhej të realizohen në prokurorinë.

Ishte prokuror në Prokurorinë Themelore Publike para shumë kohësh dhe atëherë shkallë pas shkalle, duke iu falënderuar punës së saj u ngjit atje ku është sot. Ajo është prokurore e vjetër dhe e mirë, për të cilën mendoj se është në rregull ta ushtrojë detyrën e prokurorit publik deri në zgjedhjen e prokurorit të ri. Për këtë arsye konsideroj se kjo është ushtruese e mirë e detyrës, por jo edhe njeriu që mund të realizojë rekunstrukcion të tërësishëm të prokurorisë dhe të vendosë mënyrë të re të punës – u shpreh Zvonko Davidoviq, avokat.

Pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit nga posti i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë pritet që Kuvendi të shpallë konkurs për zgjedhjen e njeriut të parë të kësaj prokurorie. /alsat-m/




Be the first to comment

Leave a Reply