Dalin fotografi të reja të personave që dyshohet se e vranë Aulon Zekën (Foto)




16-vjeçari Aulon Zeka para disa ditësh u gjet i vdekur në Prishtinë me katër plumba në trup.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët dyshohet se e vranë 16-vjeçarin.

Dyshohet se ata kanë qenë në lidhje dashurie, kurse ndaj vajzës ka pasur simpati edhe viktima.

Shokë të afërt të Aulonit kanë publikuar disa fotografi të të dyshuarve, të cilët shihen së bashku edhe në momente intime.

Madje në një fotografi, i dyshuari Guxim Hadri mban një revole në duar, shkruan Periskopi.

Është raportuar se Auloni dhe i arrestuari natën e fundit kanë qenë së bashku në një nga lokalet e Prishtinës.

Kurse atyre më vonë u është bashkëngjitur edhe vajza e përfshirë në rast.

Të dyshuarit pas vrasjes, e kanë lënë trupin e të ndjerit afër shkollës Model në Prishtinë.

 




Be the first to comment

Leave a Reply