Brexit miratohet në parlamentin Britanik




Deputetët e Parlamentit britanik sot e kanë miratuar Ligjin për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, me çka mundësohet që ai të hyjë në fazë të re të procedurës parlamentare.

Deputetët britanik u prononcuan “kundër” tentativës së Partisë opozitare Laburiste që ta bllokojë vazhdimin e miratimit të kornizës ligjore, me të cilën do të ndërpriten lidhjet politike, financiare dhe juridike me BE-në.

Laburistët e kanë ftuar Qeverinë britanike të bëjë lëshime gjatë miratimit të ligjit për tërheqje të Britanisë së Madhe nga Unioni, duke theksuar se disa nene të ligjit u japin autoriteteve fuqi shumë të madhe.

Pas më shumë se tetë orësh debat, deputetët e Parlamentit britanik me 326 vota “pro” dhe 290 “kundër” e refuzuan amendamentin e Partisë Laburiste, me miratimin e së cilës do të pamundësohej kalimi në fazën e ardhshme të procedurës parlamentare, pas ligjit për dalje nga BE-ja është votuar në fazën e dytë.




Be the first to comment

Leave a Reply