Bogoevski: Gruevski ka lënë shtet, ku as emigrantët nuk duan të qëndrojnë (Foto)




Deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski, përmes llogarisë së tij në Facebook është kyçur në debatin mes opozitës dhe pozitës sa i përket çështjes së vendosjes së emigrantëve në Maqedoni.

Ai akuzon këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nëpër komuna të ndryshme të Maqedonisë të cilët kërkojnë që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahet edhe referendum për çështjen e migrantëve, si gënjeshtarë dhe manipulues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bogoevski shkruan se OBRM-PDUKM-ja po tenton të krijojë problem real përmes kërcënimeve të planifikuara, ndërsa për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski thotë se pas 11 viteve i ka lënë pas një shtet që as emigrantët nuk duan të qëndrojnë.

“Fakt për këtë është se nga më shumë se një milionë emigrantë të cilët kanë kaluar kufirin tonë, vetëm pesëpersona kanë marrë statusin e emigrantëve të vendosur në Maqedoni, ndërsa 11 tjerë kanë marrë mbrojtje”, shkruan mes tjerash Bogoevski.

 




Be the first to comment

Leave a Reply