Blerim Bexheti prezanton programin për Komunën e Sarajit




Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga radhët e BDI-së Blerim Bexheti, sot përmes një konference për shtyp, prezantoi programin e tij zgjedhor. Bexheti numëroi një sërë projektesh përmes të cilave premtoi se do të përmirësoj infrastrukturën e Sarajit.

 

“Jam sot para jush për të shpalosur në vija të shkurtra programin tim zgjedhor dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për një Saraj ekonomikisht të zhvilluar, të urbanizuar, për një Saraj që do të rrezatojë dije e kulturë. Në fakt ne nuk e fshehim se pretendimiynë kryesorka qenë dhe  mbetet që Komuna e Sarajit, në plotëkuptimin e fjalës të bëhet për nga zhvillimi pjesë e Qytetit të Shkupit, theksoi në konferencën për shtyp kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në prezantimin e Programit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

“Funksionet janë të mandatuara, por veprat mbeten. Gjykojmë se këtë sfidë politike do ta sfidojmë më punë dhe vepra konkrete.Për këtë mandat, ofrojmë një program për fatin e gjeneratës së re, për fatin e fëmijëve  tanë dhe familjeve tona. Shtyllat e tij do të jenë -Zhvillimi Lokal Ekonomik;Infrastruktura Komunale; Arsimi, Kultura dhe Sporti; Shëndetësia: Politika Sociale. Ambienti Jetësorë, Bujqësia; Energjetika dhe Rregullimi hapësinorë”, tha Bexheti. Ai prezantoi Projektet kapitale për Komunën e Sarajit.

“-Ndërtimin e poliklinikës janë caktuar hapësirat dhe  është përcaktuar projekti ku do të ngritet  kjo qendër spitalore si nevojë dhe kërkesë e kamotshme e banorëve.

-Revitalizimin dhe vënien në funksion të Liqenit Treska  -për ta bërë atë një destinacion të vërtetë turistik. Vlera investuese e këtij projekti do të jetë afër 300 milion euro ndërsa do të sigurohen mbi 1 500 vende pune.

-Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës – është nevojë dhe kërkesë e e kohës ndaj dhe do ta bëjmë.

 -Rifunksionalizimin e Qendrës rekreativo – sportive Saraj – Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik do ta shndërrojmë atë në qendër të vërtet sportive e cila do të shfrytëzohet nga të gjitha klubet sportive të cilat veprojnë në komunën tonë”, theksoi Blerim Bexheti.

Ai më tej u shpreh se një ndër prioritetet më të rëndësishme që nga fillimi i mandatit do të jetë higjiena dhe pastërtia në të gjithë territorin e Komunës së Sarajit, prandaj parashihet edhe një reformë e thellë në menaxhimin me mbeturinat në komunën tonë me ç’rast do të bëhet transformimi i tërësishëm i ndërmarrjes publike që menaxhon me mbeturinat në Komunën e Sarajit.

“Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe lëvizjes së qytetarëve planifikojmë ndërtimin e UNAZËS te ura e re e cila lidh Sarajin me kryeqendrën. Kjo do të lehtësojë edhe qarkullimin e rrugës që lidh Shkupin me qytetin e Tetovës.

Gjithashtu, unë dhe ekipi im i përbërë nga ekspertë të fushave përkatëse – kemi identifikuar dhe projektuar zgjidhje për çështje në çdo vendbanim të komunës sonë.

Nuk i përmenda për shkak të kohës, por të gjitha projektet janë të afatizuara dhe me kosto të përcaktuar. Jam optimist se më 15 tetor qytetarët do të më japin verdiktin, për shkak se e dinë se ne – atë që themi edhe e bëjmë”, u shpreh kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.




Be the first to comment

Leave a Reply