BESA ME ANËTARË TË VET NË KSHZ, BEDREDIN IBRAHIMI I PDSH-së JASHT




Partitë politike votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat  i mundësohet Lëvizjes Besa që të ketë anëtarin e saj në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Me 77 vota pro, dhe asnjë kundër, propozimi kaloi në kuvend. Me këto ndryshime, vendin në KSHZ duhet ta humbë PDSH-ja, e procedurat për shkarkimin e Bedredin Ibrahimit do të fillojnë pasi ndryshimet në këtë ligj të shpallen në gazetën zyrtare. Nga Lëvizja Besa, shpresojnë se do të kenë anëtar të tyre në KSHZ për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor.

“Besojmë se para zgjedhjeve, duhet edhe ka kohë që të reflekton dhe që ishte rezultat zgjedhor të vitit 2016. Besojmë se para zgjedhjeve, ne do ta kemi një anëtar në  komisionin shtetëror zgjedhor”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

Sipas deputetit socialdemokrat Petre Shilegov kjo procedurë duhet të kryhet para zgjedhjeve lokale.

“Me gjasë, fillimisht do të duhet të shkarkohet njëri nga anëtarët dhe më pas,  sa më parë të bëhet shpallje. Sido që të jetë, është e nevojshme që kjo çështjet të përfundojë para fillimit të fushatës zgjedhore në korniza të sesioneve parlamentare”, tha Petre Shilegov, deputet LSDM.

Partitë politike janë në një vij, se përbërja e re e KSHZ-së duhet të reflektohet prej forcave reale në parlament.

Ndryshe Bederdin Ibrahimi që duhet të leshon këtë pozitë, për anëtarë të KSHZ-së u emërua më 4 dhjetor të vitit 2008-të./TV21/




Be the first to comment

Leave a Reply