BDI në Kumanovë do të mbështes LSDM-në




BDI në zgjehjet lokale në Kumanovë do të garojë vetëm në listat për këshilltarë, ndërsa do të mbështetë kandidatin për kryetar komune të LSDM-së, Maksim Dimitrievski.

”BDI për zgjedhjet loakle nuk ka kandidatin e saj për komunën e Kumanovës ndërsa do mbështes kandidatin e LSDM-së, Maksim Dimitrievski, ashtu si LSDM do të mbëshes kandidatët tonë në Çair, Gostivar, Tetovë si dhe në qytetet tjera,” thonë nga BDI e Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve, a mundet që kandidati i LSDM-së të fitojë që në raundin e parë, nga BDI u përgjigjën “Nuk e di si do ecin punët, ne do të angazhohemi që të fitojë në raundin e parë”

Në listën për kandidat për kryetar komune garojn edhe tre shqiptarë: Besnik Memeti nga PDSH, Driton Sulejmani nga BESA si dhe Bashkim Osmani nga Aleanca për Shqiptarët.




Be the first to comment

Leave a Reply