BDI: Besimi i qytetarëve na obligon që të punojmë edhe më shumë




Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate ka theksuar se mbështetja e qytetarëve për këtë parti po konfirmohet çdo ditë e më tepër, përfshirë edhe në anketat e institucioneve relevante vendore e ndërkombëtare, siç janë edhe Instituti Republikan Amerikan (IRI) si dhe MCMS dhe Telma, të cili kanë publikuar rezultatet e anketave të fundit..

”Sipas këtyre anketave, në bllokun politik shqiptar, qytetarët e vlerësojnë BDI-në si partinë e parë dhe pa konkurrencë në të gjitha nivelet, thuhet në kumtesën e BDI. Falënderojmë të gjithë qytetarët për besimin e dhënë tash e shumë vite, që për ne paraqet konfirmim të punës së bërë dhe shtysë e fuqishme për të çuar përpara, me intensitet edhe më të madh, përcaktimet tona politike dhe programore. Besimi i qytetarëve na obligon që të punojmë edhe më shumë., thuhet më tej në kumtesë.

Besimi dhe mbështetja për Bashkimin Demokratik për Integrim është treguesi më i mirë se shqiptarët kë e konsiderojnë si përfaqësues autentik të interesave të tyre. Në këtë drejtim, ne e kemi thënë dhe po e përsërisim se asnjëherë me ne nuk do të zhgënjeheni. Përkundrazi, së bashku me ju do të dalim çdoherë fitimtar! Ne jemi të përkushtuar për bashkim, për bashkëveprim dhe për fitore të qytetarëve!”, kumtojnë nga BDI.




Be the first to comment

Leave a Reply