Bayerni i sigurt ndaj Ancerlechtit, start pozitiv në LK (Video)




Bayern Munichu ka arritur të shënojë fitore komode në hapje të kampanjës në Ligën e Kampionëve. Bavarezët mposhtën Anderlechtin me rezultat 3-0.

Bayerni dominoi nga fillimi i takimit duke mbajtur skuadrën kundërshtare në pjesën e tyre të fushës.

Goli i parë erdhi pas 12 minutash lojë nga Lewandowski i cili shënoi nga penaltia. Kums me këtë rast u përjashtua nga loja për ndërhyrjen e bërë.

Bayerni vazhdoi me dominimin e madh, por gola nuk pati deri pas një ore aktivitet.

Thiago Alcantara shënoi në minutën e 65-të për 2-0, kurse Kimmich mbylli për 3-0 në fund të takimit.

 Me këtë fitore Bayerni arrin në vendin e dytë në Grupin B pas ndeshjes së parë, pikë të barabarta me PSG-në që mban vendin e parë me gol-dallim më të mirë pas fitores prej 3-0 ndaj Celticut.




Be the first to comment

Leave a Reply