Basha: Rama po saboton procesin e vettingut




Në Shqipëri, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kërkon të sabotojë procesin e vetingut që në hapin e parë të tij. Në një komunikim me mediat, Basha i është referuar reduktimit të kërkesave të komisioneve të vettingut, që PS e votoi një ditë më parë në mënyrë të njëanshme.

“Në këtë mënyrë vettingu do të mbetet në dorë të drejtorëve të Edi Ramës, që e donte këtë gjë që në fillim”, ka deklaruar Basha.

Ai ka theksuar se, Edi Rama duhet të ndahet, ose me bandat, ose me drejtësinë.

“Nuk mund të jetë drejtues i bandës së Elbasanit apo asaj të Vlorës dhe të dalë si kampion i drejtësisë. O me bandat, o me drejtësinë”, ka thënë Basha.

Kreu i partisë më të madhe të opozitës ka paralajmëruar se të enjten grupi parlamentar i PD do të propozojë në Kuvend amendamentet në mbështetje të kërkesave të komisioneve të vettingut. Ndërkohë, sa i takon reformës zgjedhore, Basha është shprehur i gatshëm për një takim me kryeministrin, por kjo sipas tij nuk është thelbi i problemit.




Be the first to comment

Leave a Reply