Basha mbledh grupin parlamentar: PD, reformim sistemit politik




Në mbledhjen e parë me grupin parlametar të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se prioritet i kësaj partie do të jetë ndryshimi i sistemit politik në vend, duke filluar nga reforma zgjedhore.

“Me veprimet e saj kjo qeveri po izolon vendin. Na takon neve t’u ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë. PD do paraprijë reformimin e sistemit politik në vend, duke filluar nga sistemi zgjedhor”, ka deklaruar Basha.

Basha ka theksuar se PD do të jetë shembulli i ndershmërisë, përgjegjshmërisë dhe ndjeshmërisë ndaj problemeve të qytetarëve të vendit.

“Ne do të protestojmë kundër korrupsionit dhe do të luftojmë kundër drogës dhe krimit”, ka vijuar Basha, i cili ka akuzuar elitën politike se ka braktisur si kurrë më parë shqiptarët e thjeshtë.

“Ne duhet të ngjallim shpresën e tyre që ta shohin politikën si një instrument për ndryshim”, ka thënë Basha.

Më tej kreu i partisë më të madhe të opozitës ka theksuar se, pushteti politik në vend ka kapur të gjitha institucionet, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e një bashkëqeverisjeje me të majtën.




Be the first to comment

Leave a Reply