Basha: Marrëveshja me Ramën vdiq




Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha sot se marrëveshja e 18 majit, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ka vdekur për shkak të manipulimit të, siç u shpreh ai, zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në fjalën e mbajtur në Parlament, ku që prej mëngjesit po diskutohet mbi programin e qeverisë së re socialiste, Basha tha se reforma zgjedhore mbetet sipas tij jetike për të ardhmen e vendit

“Thelbi i marrëveshjes së 18 majit, ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj, dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Ajo çka sipas tij e kishte varrosur përfundimisht marrëveshjen ishte votimi të shtunën I kryetarit të parlamentit, Gramoz Ruçi, në favor të të cilit shkuan së paku dy vota të demokratëve, për të cilat ai tha se ishin blerë ose manipuluar




Be the first to comment

Leave a Reply