Basha feston sot 15-vjetorin e martesës, ndan një detaj privat nga lidhja me Aurelën




Takimi i Bashës në qytetin e Pogradecit doli paksa nga kornizat e një fjalimi politik. Ai i mori celularin një nga pjesëmarrëse në këtë takim, për të bërë një krahasim mes ndryshimit të madh të epokave dhe në ato momente në celular mbërrin një mesazh. Mesa duket ishte një mesazh dashurie, me ikonën e një fytyre me zemrat, gjë që shkaktoi të qeshura, pasi Basha e lexoi me zë të lartë. Meqë shkeli privatësinë e një simpatizanti të PD, Basha e kompensoi duke dhënë një detaj nga marrëdhënia e tij me bashkëshorten, Aurela.

“Pogradeci, qytet i dashurisë. Nuk e them kot. Sot kam 15-vjetorin e martesës dhe lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar në Pogradec. Meqë të lexova diçka personale, të tregova diçka personale”, u shpreh Basha.