Azbi Nuredini, kandidat i ASH-së për komunën e Sarajit?!




Tanimë kur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka nominuar për kandidat të Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetin, ish-ministrin e drejtësis dhe ish-kryetarin e kësaj komune, Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Lëvizja BESA ende po mbajn “top sekret” adutët e tyre për komunën e Sarajit.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime partiake mëson se kandidat i mundëshëm për kryetar të Komunës së Sarajit i ASH-së do të jetë Azbi Nuredini, një ish-luftëtarë i UÇK-së dhe afaristë i sukseshëm. Nuredini njihet edhe si mik i ngusht i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe familjes Haradinaj.

Në rast se kandidohet Nuredini për komunën e Sarajit nuk përjashtohet mundësia që ai të merr edhe mbështetjen ish-komandatit të UÇK-së, Agim Krasniqi, pasi që me të ndajnë miqësi dhe raporte të mira.

Një kandidaturë tjetër e ASH-së për komunën e Sarajit që është përfolur këto ditë është edhe Imer Selmani ish- zëvendës kryeministr i Maqedonisë, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-kryetar i komunë së Sarajit. Mirëpo burime të afërta me Selmanin për Zhurnal këto lajme të liferuara i kanë quajtur si shpekulime mediatike.

Zhurnal mëson se Lëvizja BESA në komunën e Sarajit do të garojë me Bashkim Bakiun.

Përndryshe, siç mëson Zhurnal, ASH dhe Lëvizja BESA pritet që të bëjnë edhe një marrëveshje parazgjedhore. /Zhurnal/




Be the first to comment

Leave a Reply