Avdiu: Kandidatët e ASH do të mbështeten fuqishëm nga shqiptarët më 15 tetor




Në tubimin e mbrëmshëm të Aleancës për Shqiptarët në sheshin “Skënderbeu” në Shkup përveç kreut të kësaj partie, fjalim rasti pati edhe kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Faruk Avdiu, transmeton Zhurnal.

Ai gjatë fjalimit të tij adresoi kritika ndaj oponentit të tij Visar Ganiut nga rradhët e BDI-së. Avdiu mes tjerash tha se kandidatët e Aleancës për Shqiptarët do të mbështeten fuqishëm nga votuesit shqiptar më 15 tetor.

“Mirmbrëma kryeqyteti shpirtërorë i shqiptarëve. Sonte nuk do të flas për infrastrukturën e Çairit sepse të gjithë jemi dëshmitarë se Çairi është shndërruar në një xhungëll dhe katrahurë nga titistët dhe enveristët. Një ditë duke dalur nga shtabi komunal, dhe shoh oponentin tim Visar Ganiun në një ëmbëltore. Kaluan një orë e gjysëm, kthehem prap aty dhe kur e shoh zotëria përsëri pret atje të del në fotografi me Zoran Zaevin. Bëjmë apel sonte se ai person i cili meriton të pritet edhe në këto temperatura të ulëta është kryetari ynë z.Ziadin Sela. Shqiptarët më 15 tetor mbështejte të fuqishme do u japin kandidatëve të Aleancës për Shqiptarët”, ka deklaruar mes tjerash kandidati për Kryetar të Komunës së Çairit nga ASH, Faruk Avdiu.




Be the first to comment

Leave a Reply