Asaf Ademi jep dorëheqje, “fshisa” e Zoran Zaevit nis nga Alternativa e Afrim Gashit




Ministri i Kulturës Asaf Ademi do të japë dorëheqjen sot, konfirmuan për Plusinfo nga partia e Afrim Gashit. Sipas një zyrtari të lartë nga Alternativa, Ademi do të paraqesë dorëheqjen e tij për shkaqe shëndetësore, transmeton TopAlNews.

Sipas portalit Plusinfo, ministri Ademi sot do të njoftojë dorëheqjen e tij, në një konferencë para gazetarëve.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroj se do të ketë “pastrime” në qeverinë e tij, nga ‘rezultati’ jo shumë i mirë në raundin e parë. Me paralajmërimin e largimit nga ministria e kulturës të Asaf Ademit, siç duket kryeministri i vendit, “fshisën” e tij e ka nisur nga Alternativa e Afrim Gashit.

Nëse Asaf Ademi jep dorëheqje, atëherë, për më pak se dy vite, ministria e kulturës do të udhëhiqet nga i treti ministër./TopAlNews/